Hoti për pandeminë: Është situatë lu*fte


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot në mëngjes ka vizituar Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të parë për së afërmi punën e mantelbardhëve dhe gjendje e pacientëve.Hoti u premtoi mbështetje të plotë shërbimeve spitalore për të gjitha kërkesat që do të adresojnë.

“Për aq sa i takon Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë do të bëjmë gjithçka do t’u qëndrojmë afër që të plotësojmë të gjitha kërkesat që vijnë nga shërbimi spitalorë në mënyrë që të ofrojmë të gjitha kushtet e nevojshme”, u shpreh ai.
“Kjo është situatë e luf*tës. Jemi duke u përballur çdo ditë me një rrezik të madh, me viktima”, ka shtuar ai.Në Kosovë deri më tani janë infektuar 26.121 persona nga SARS- CoV-2, 16.499 janë shëruar ndërsa 777 kanë vdekur si pasojë e infeksionit.

Baby Boo