Hoti: Mbrëmja e 14 shkurtit na gjen duke festuar fitoren e thellë të LDK-së


Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, është shprehur sërish i bindur për fitore të thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai madje ka premtuar se viti 2021 do t’i mbyllë dy ndër problemet më të mëdha të Kosovës – liberalizimin e vizave dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, njofton Klan Kosova.

“Kosova gjithmonë mbetet proeuropiane, demokratike dhe civilizuese. Unë e kam marrë përgjegjësinë e qeverisjes në momentin më të vështirë dhe më pyetni mua se si e kam mbajtur atë koalicion. Në disa takime në Bruksel iu kam kërkuar falje për sjelljet e qeverive paraprake dhe momentet e humbura për liberalizimin e vizave. Por, tash jemi në rrugë të mbarë dhe e mbyllim vitin 2021 me viza dhe me marrëveshje me Serbinë, si dhe ecim përpara me njohje të reja”.

“Vendimet e qeverisë merren vetëm në zyre të qeverisë pa u ndikuar nga asnjë njeri i gjallë. Për mirë apo për keq, aty merret përgjegjësia”.

Hoti ka thënë se qeverinë e gjeti me shumë të meta, por se arriti që ta bëjë “vendin që ka menaxhuar më së miri”.

“Ne nuk jemi njerëz të paprovuar në qeveri dhe s’jemi që i ftojmë qytetarët për në provuar neve. Po ashtu, s’ju bëjmë as parrulla dhe e dinë se kush jemi ne. Ne nuk s’e lejojmë asnjëherë që orientimi ynë properëndimor të lëkundet dhe të ndryshojë kurs. Kemi ndërmarrë veprime që për mua s’kanë qenë të lehta dhe as populiste. Por ato veprime në javët e para e kanë ndërruar kursin e ngjarjeve. Na kanë çuar aty ku e kemi vendin – në kryeqendrat europiane dhe SHBA. Në fund sollëm vendimin për ta dërguar ushtrinë në SHBA, një njohje të rëndësishme pas tri vjet bllokim në fushën e diplomacisë”.

Hoti ka thënë se mbrëmja e 14 shkurtit do t’i gjejë duke festuar “fitoren e thellë të LDK-së”. Por, për tubimet e tilla, ai i kërkoi falje ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Shpresoj që ministri ka me na kuptuar, sepse është e pamundur me i ndalë aktivistët dhe strukturat tona që me qenë bashkë në këto takime dhe me komunikuar drejt e në sy me njerëzit tonë”.

Hoti ka shtuar se këto zgjedhje dallojnë meqë herëve të kaluara “LDK-ja ka qenë alternativa më e mirë, ndërsa sivjet është e vetmja”.

Baby Boo