Hoti: Mashtrimit “Krejt dhe Drejt” po i vjen fundi


Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka përdorur sloganin e kësaj partie në zgjedhjet e fundit, “Krejt dhe Drejt”, duke e quajtur “mashtrim”.

Hoti thotë se dëmet që ka bërë kjo qeveri, janë të pariparueshme.

“Mashtrimit përmes dogmës ‘Krejt dhe Drejt’ po i vjen fundi. Por, disa nga dëmet që janë bërë janë të pariparueshme” shkroi Hoti në Facebook.

Baby Boo