Hoti i replikon Netanyahut: Qeveria ime është e vendosur të hapë ambasadë në Jerusalem


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka replikuar homologut të tij izraelit, Benjamin Netanyahu, pasi ky i fundit tha se e mirëpret marrëveshjen për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Hoti tha se qeveria e Kosovës është e përkushtuar për hapjen e ambasadës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

“Faleminderit Z. Netanyahu! Qeveria ime është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem, të vendosë marrëdhënie diplomatike dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe”, ka shkruar Hoti në Twitter.

Netanyahu mbrëmë tha se e mirëpret marrëveshjen për ambasadë, por nuk përmendi njohjen reciproke mes shtetit të tij dhe Kosovës, që ishte pika e fundit e marrëveshjes në Washington.

“Unë e mirëpres marrëveshjen me Kosovën për të qenë shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jerusalem. Serbia do të jetë vendi i parë që hap një ambasadë në Jerusalem – pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe.”, shkroi Benjamin

Baby Boo