Hoti: Edhe AKR-ja do të jetë pjesë e Qeverisë


I nominuar i LDK-së, për kryeministër Avdullah Hoti ka thënë se edhe AKR-ja do të jetë pjesë e Qeverisë.

“Ne jemi në fazat finale të fazave finale me të gjitha partitë dhe grupet parlamentare që do te jenë pjesë e kësaj marrëveshje. Besoj që janë marrëveshje që marrin parasysh peshën që ka secili prej partnerëve dhe jemi të vetëdijshëm që do ta marrim qeverisjen në një situatë të vështirë dhe me nevojë të investojmë në ekonomi dhe jemi të përgatitur me një ekip që t’i përbyllim të gjitha çështjet. Për mu është esenciale që ne të dakordohemi mbi bazën e letërkëmbimit të letrës se Mustafës me partitë”, tha Hoti

“Ajo është çështja e jona në relacion me Presidentin dhe sapo te jemi gati ne do ta dërgojmë shkresën tonë për marrëveshje te presidenti. Edhe AKR-ja do te jetë pjesë e kësaj qeverie”, shtoi ai.

Gjatë ditë Mustafa dhe Hoti kanë takuar përfaqësues të partive politike në vend.

Baby Boo