Hotelierët pretendojnë se e respektojnë protokollin, inspektorët “kapën” muzikë live – fillon shqiptimi i gjobave


Ne i kemi hapur lokalet sipas rregullores, me një distancë prej një e gjysmë metër nga tavolinat, me dezinfektues, pa qëndrime në banak dhe me mbajtjen e maskave. Fjalë për fjalë ne ndërmorëm dhe po bëjmë gjithçka ashtu siç kërkohet nga protokollet. Por frekuentimi është i ulët, maksimumi 10-15 për qind e asaj që ishte deri më 13 mars, kur u mbyllëm. Tani, të paktën për ditët e para, është më e vështirë se kur ishim në karantinë. Kostot janë më të larta sepse blerjet rrjedhin rregullisht dhe duhet të sigurohet edhe paga për punonjësit.

Ky është qëndrimi i disa prej hotelierëve të Shkupit, tre ditë pasi ata rihapën objektet e tyre. Është akoma shumë herët, thonë ata, për të bërë ndonjë vlerësim. E vetmja gjë që është e sigurt është që njerëzit kanë frikë të dalin jashtë, të vijnë dhe të pinë ndonjë kafe ose ndonjë birrë dhe nëse vijnë i respektojnë plotësisht masat. Ata mbajnë maska ​​dhe madje kanë kujdes edhe kur ulen – ata largohen vetë, plus asaj që është përcaktuar, ata mbajnë distancën e tyre.

Hotelierët kanë vërejtje lidhur me protokollin. Ata besojnë se masat, si dhe kontrollet tek ata, janë më të mëdha, ndryshe nga aktivitetet e tjera si: transporti i qytetit publik, bankat, mini tregjet. Aty, theksojnë, lëvizja është më e lirshme. Ata gjithashtu nuk pajtohen me detyrimin për të kërkuar karta identiteti personave që frekuentojnë objktet e tyre. Ata thonë se është poshtëruese për të dyja palët, si për lokalet ashtu edhe për njerëzit që vijnë dhe ata ndjehen si policë.

“Ne e hapëm lokalin menjëherë ditën kur u lejua. Më 28 maj. Gjithçka është sipas rregulloreve. Tavolinat janë vendosur në distancën e kërkuar, ne lejojmë maksimumi dy persona të ulen nëse nuk janë familje. Ne kemi vendosur dezinfektues në të gjitha tryezat, kemi fikur tharësit e duarve në tualet, kemi shkruar që ata nuk funksionojnë. Sidoqoftë, tani për tani na vizitojnë vetëm 10 – 15 për qind e të ftuarve që vinin zakonisht deri më 13 mars. Unë mendoj se shumica e tyre janë të frikësuar, ata nuk dalin, por shumica e tyre nuk vijnë edhe për shkak të varfërisë dhe mungesës së parave gjatë kësaj periudhe. Ata thjesht nuk mund t’ia lejojnë vetes këtë, të ulen, të pinë”, thotë Metodi Çolakov, një nga pronarët e një pabi në qendër të Shkupit që ka ekzistuar për 15 vjet.

Vizitorët, thotë Çolakov, janë më shumë se të vetëdijshëm për koronavirusin. Sidoqoftë, masat kufizojnë kënaqësinë.

“Më shumë se dy nuk është një grupim shoqërie. Për shembull, vijnë tre ose katër, pesë vetë. Ata thonë: Dhe tani, si të flasim? Nuk diskutohet që do të ulen nga dy persona në tavoinë. Por kjo nuk shkon. Në fakt, dhimbja më e madhe është se protokolli për kafiteritë është i ndryshëm nga ai për bankat, mini tregjet dhe aty masat janë më të lirshme. Ai që bën protokollet duhet të jetë më i kujdesshëm, masat nuk mund të jenë të vlefshme për disa, dhe jo të vlefshme për të tjerët, për disa të jenë të rreptë, për të tjerët jo. Ne po na “ndjekin” gjatë gjithë kohës, ndërsa në autobus po hipin nga 50 njerëz pranë njëri-tjetrit, madje edhe pa maska. Pra, nëse duhet të mësohemi të jetojmë me KOVID-19, atëherë të gjithë duhet të trajtohemi në mënyrë të barabartë”, thekson Çolakov.

Nuk ka pasur pushime nga puna, por një pjesë e stafit u larguan dhe aktualisht janë duke furnizuar ushqime. Çmimet e pijeve tani për tani janë të njëjta.

“Do të shohim se si do të vijojë, por nëse vazhdon kështu, unë mendoj se do ta mbyllim”, theksoi Çolakov.

Edhe pronari i një bari të Shkupit, i cili dëshironte të mbetej anonim, ka vërejte lidhur me masat.

“Pas dy muajve me korona, njerëz janë aq të vetëdijshëm sa vetë ulen larg njëri-tjetrit, nuk duan të jenë afër. Ata përdorin dezinfektues, mbajnë maska. Masat vetëm sa i irritojnë njerëzit, por nëse janë dhe duhet të jenë, le të aplikohen dhe vlejnë kudo. Nëse tek, në një tavolinë ulen nga dy veta, atëherë edhe autobusët nuk duhet të marrin më shumë se shtatë persona, thotë hoteleiri, sipas të cilit, “është absurde dhe kundër ligjit që t’i kërkosh karta identiteti vizitorëve”.

Për shkak të numrit të kufizuar të frekuentuesve të lokaleve, siç tha Çolakov, tani hapja e tyre ka një kosto më të lartë.

Kire Stefanovski, menaxher i një bari në Shkup, i cili ka dy objekte, një në Parkun e Qytetit dhe një në Qendrën, pajtohet me kolegët. Por ajo që është e detyrueshme, thotë ai, duhet të respektohet.

“Sigurisht që kemi shpenzime, njerëzit shkojnë në punë, porositen mallra, duhet të paguhen pagt, dhe numri i vizitorëve është i reduktuar. Ne jemi optimistë, do të shohim sesi do të vijojë situata. Është shumë herët për të dhënë një vlerësim më të saktë”, shtoi bashkëbiseduesi ynë.

Ndërkohë që hotelierët me të cilët bisedoi MIA dje e ndanin përvojën e tyre, konferencë për shtyp mbajti edhe drejtori i Inspektoratit të Tregut, Stojko Paunoski. Ai tha se, sipas kontrolleve fillestare në terren, shumica e hotelierëve nuk e respektonin protokollin. Inspektorët “kapën” muzikë live, kërcime mbi tavolinë, përqafime. Por përveç kësaj, ata u fyen dhe u “zbuan” nga baret, me fjalët: “Na edukoni dhe largohuni që këtej “.

Paunovski njoftoi se inspektorët, përveç që do të vazhdojnë të ofrojnë asistencë edukimi për ndihmën e hotelierëve për masat mbrojtëse, do të fillojnë gjithashtu me shqiptimin e masave penale. Kontrollet do të forcohen dhe do të zbatohen edhe gjatë natës dhe gjatë fundjavave.

Ai gjithashtu theksoi se numri i personave të infektuar me koronavirus është rritur, sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

“Unë apeloj që shumë nga pikat e protokollit janë të zbatueshme. Bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve. Në vend që të zvogëlohet numri i pacientëve, vetëm në vendin tonë ka një rritje. Të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm. Varet nga ne nëse me masat do të dalim nga situata e koronës apo vetë do të kërkojmë që përsëri, për fat të keq, të vendosen masa më rigoroze”, theksoi drejtori i Inspektoratit.

Edhe zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike Mila Carovska, dje u bëri thirrje hotelierëve, por edhe qytetarëve që të respektojnë protokollin për kafenetë dhe restorantet në kushtet e koronavirusit. Ai tha se inspektorët ishin në terren dhe se nëse gjenin ndonjë parregullsi, do t’i sanksiononin ata.

“Nëse i respektojmë masat dhe protokollet, ne do të kontribuojmë që kjo histori e suksesshme që kemi pasur si vend në trajtimin e koronavirusit të vazhdojë, dhe kështu të tregojmë se jemi të pjekur për t’u përballuar me të gjitha sfidat”, tha Carovska.

Sektori i hotelierisë, së bashku me turizmin, ishte ai që u godit më tepër që nga fillimi i krizës së koronës. Me vendim të Qeverisë që nga 13 marsit, në përputhje me masat kundër KOVID-19, lokalet, kafenetë dhe baret u mbyllën, ata ndaluan së punuari. Në dy muajt e fundit janë marrë masa për t’i mbështetur ata, por dhe ata reaguan, treguan humbjet e mëdha që, sipas vlerësimeve të fundit, do t’u duhej një kohë e gjatë për t’u rikuperuar. Që prej ditës së pardjeshme, 28 maj, përsëri me një vendim të Qeverisë, në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Shëndetësi, hotelierëve u lejohet të fillojnë të punojnë, por vetëm ata që kanë tarraca. Gjitashtu, përcaktohet një protokoll specifik, i cili duhet të ndiqet.

Ato lejohen të jenë të hapura nga ora 8:00 deri në ora 22:00, karriget duhet të jenë në një distancë prej 1.5 – dy metrash, në tavolinë mund të ulen dy ose maksimumi katër persona nga një familje. Në çdo tavolinë duhet të ketë dizinfektues për duart.

Lejohet gjithashtu të ulen maksimumi 12 persona së bashku, në tryeza të bashkuara me një distancë të detyrueshme midis secilit prej 1.5 metrash. Hotelierët gjithashtu duhet të sigurojë kontrolle të brendshme të zgjeruara për punonjësit për të ruajtur higjienën personale – larje të shpeshtë të duarve gjatë marrjes dhe shërbimit të ushqimit nga një person përgjegjës.

Sipas protokollit, kërkohen masa të intensifikuara sanitare-higjienike, fshirjen e tavolinave me dezinfektues që veprojnë kundër viruse sipas udhëzimeve të prodhuesit gjatë largimit të vizitorëve nga çdo tryezë dhe në fund të turnit është i detyrueshëm pastrimi mekanik dhe dezinfektimi me një mjet që vepron tek viruset, sipas udhëzimeve të prodhuesit, mund të përdorin në mënyrë alternative 0,05 për qind hypoklorit natriumi ose 70 për qind alkool për dezinfektimin e sipërfaqeve të sipërme.

Mirëmbajtja e rregullt e tualeteve është gjithashtu e detyrueshme, duke mbajtur të dhëna për pastrimin e kryer dhe duke përdorur dezinfektuesit e deklaruar. Përdorimi i tharëseve të duarve është i ndaluar në tualete dhe përdorimi i letrave për fshirjen e duarve është i detyrueshëm.

Organizimi i festimeve, dasma, ditëlindje, pagëzime, në këtë fazë të protokollit, është i ndaluar.

Puna në ambientet e mbyllura dhe ato që nuk kanë tarraca, do të rregullohet në fazën e ardshme.

Baby Boo