Hotelierët janë të hapur të pranojnë afganë, por vetëm nëse paguhen me çmimet e tregut


Jemi të gatshëm të strehojmë një pjesë të shtetasve nga Afganistani- thonë nga Asociacioni i hoteleve të Maqedonisë HOTAM. Por, ata kërkojnë për këtë shërbim çmimi të jetë sikur ai i turistëve. Deri më tani, askush nga Qeveria nuk i ka kontaktuar.

“Kuptohet që çdo mysafir është i mirëseardhur. Çdo denar që do të hynte në arkë, pas kr*izës që e kemi, është i mirëseardhur. Jemi të hapur për mysafirë dhe mund të bisedohet me secilin në çdo kohë, me çdo operator turistik apo me Qeverinë”- deklaroi Kërste Bllazheski- kryetar i HOTAM.

Duhet të kihet parasysh, thonë gastronomët, se një pjesë e kapaciteteve gastronomike edhe më tej janë plot për shkak të stinës së verës. Por, prandaj të zbrazëta janë kapacitetet dimërore, edhe pse vendi ka kapacitete të kufizuara.

“… Gjithsej kemi 20,000 deri në 25,000 shtretër, akomodim në hotel. Disa prej tyre përdoren gjithmonë, disa për mysafirë vendas dhe të huaj, dhe mund të ketë jo më shumë se 10.000 kapacitete në Maqedoni nga shtatori deri në sezonin e ardhshëm.”- deklaroi Kërste Blazheski – Kryetar i HOTAM-it
Mediat i kërkuan qëndrim Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme nëse do të flitet edhe me ndonjë nga kapacitetet komerciale akomoduese, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje.

Baby Boo