Hoteli i mistershëm ku shumë klientë kanë kryer vetëvrasje


‘Hotel Cecil’ në Los Angelos është hoteli më i frikshëm në botë, në të cilin janë kryer vrasje të shumëta nga persona të njejtë, pastaj edhe shumë vetëvrasje, shkruan Gazeta Metro.

Hoteli ishte frymëzim edhe për episodet e ‘American Horror Story’ dhe ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e medieve. Disa thonë se, Elizabeth Short vizitoi hotelin, para se ajo të vritej brutalisht. 22-vjeçarja e cila u quajt “Dahlia e Zezë”, mund të ketë shkuar për një pije në hotelin famëkeq.

Në vitet 1980 edhe Richard Ramirez u përfol se kishte qëndruar atje. Vrasësi serial amerikan, me nofkën Night Stalker, kreu një seri përdhunimesh dhe vrasjesh në Los Anxhelos midis viteve 1984-1985.Ndërkohë edhe austriaku Jack Unterweger, i cili u akuzua për 11 vrasje, qëndroi në hotel në vitin 1991.

Një nga tragjeditë më të fundit që u regjistrua në hotel ishte vdekja e Elisa Lam. Studentja kanadeze qëndroi në Cecil në 2013-ën dhe u kap nga kamerat para se ajo të zhdukej

Baby Boo