Horror në SHBA, binjakët gjenden të vdekur, ishin harruar në makinë


Një ngjarje horror ka ndodhur në Chesterfield në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku binjakët 5 muajsh, djalë dhe vajzë janë gjetur të vdekur në një makinë, në temperatura të larta.

Policia lokale e raportoi ngjarjen të enjten pasdite, ku në një fuoristradë familjare janë gjentur dy fëmijët e pajetë, të harruar në makinë në temperatura të larta. Fëmijët kanë ndërruar jetë për shkak të atakut kardiak nga temperaturat e larta në të cilat ndodhej makina, ndërsa shërbimet spitalore deklarojnë se janë dërguar të pajetë në spital.

Policia lokale nuk ka zbuluar për sa kohë kanë qëndruar fëmijët në makinë apo sa kanë qenë temperaturat, ndërsa nga hetimet paraprake pranohet se është një ngjarje aksidentale.

Baby Boo