Horror në Greqi, vajza shqiptare mbyt foshnjën dhe e hedh në mbeturina


Horror në Greqi. Një 19-vjeçare shqiptare ka mbytur foshnjën e saj të porsalindur dhe me më pas e ka hedhur në plehra. Ngjarja e rëndë thellohet akoma më shumë, pasi protagoniste në këtë krim monstruoz është bërë edhe nena e saj, e cila ka bashkëpunuar për të hedhur foshnjën.

Ndonëse e reja ishte e lidhur me një djalë, ajo nuk i kishte treguar atij se priste një fëmijë, ndërsa në bashkëpunim me nënën, ka lindur fëmijën e saj në kushte shtëpie. Mediat greke raportojnë se adoleshentja e kishte mbytur foshnjën dhe më pas e kishte hedhur në koshin e plehrave. Ndërkohë, sapo është zbuluar rasti në fjalë kanë nisur hetimet dhe është bërë e mundur që përmes ADN të identifikohet edhe nëna.

Të dyja, vajza dhe nëna sapo janë marrë në pyetje kanë pohuar ngjarjen.

 

Baby Boo