Horror në Francë: Babai vret tre vajzat e tij dhe paraqitet në polici


Tre vajza u gjetën pa jetë në banesën e tyre në rajonin Alfortville të Parisit, bazuar në denoncimin e babait të tyre, i cili hyri vetë në stacionin e policisë dhe pranoi vrasjen.

Vajzat e moshës 5, 10 dhe 11 vjeç janë gjetur pasditen e sotme, ndërsa nga rezultatet fillestare të hetimeve bëhet e ditur se të paktën dy kanë vdekur nga plagët me thikë.

Menjëherë në vendngjarje janë dërguar efektivët e policisë, të cilët kanë arritur të konstatojnë vdekjen e tre fëmijëve vetëm pasi kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së mbyllur.

Nuk dihen ende rrethanat e tragjedisë, ndërsa personi që u prezantua si babai i tyre ka lindur në Marok, dhe është i moshës 41-vjeçare dhe tashmë është i njohur për policinë dhe shërbimet gjyqësore për dhunë në familje.

Ai u dënua në vitin 2021 dhe iu ndalua të afrohej me familjen e tij.

Policia është në kërkim të nënës së vajzës, e cila dyshohet se mund të jetë edhe viktimë e dhunës.

Baby Boo