Horror në Aerodrom të Shkupit – Shkaktoi aksident, më pas rrahu rëndë nënën dhe djalin e aksidentuar, prokuroria kërkon paraburgim


Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale Dhuna nga neni 386 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1, si dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni. 288 paragrafi 1 i Kodit Penal.

I dyshuari 65 vjeçar me datën 27.12.2023 në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, u ka shkaktuar rrezik të madh dy viktimave – nënës dhe djalit, si dhe ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj gruas viktimë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Derisa viktimat po lëviznin me automjetin e tyre përgjatë bulevardit drejt shtëpisë së tyre, i dyshuari i ka goditur me veturën e tij, duke kaluar në një vendkalim për këmbësorë në semafor të kuq. Viktima që drejtonte veturën e ka ndjekur të dyshuarin dhe ka dalë në udhëkryqin tjetër për ta pyetur se pse i ka goditur. Më pas i dyshuari ka dalë nga vetura me thikë në dorë dhe ka filluar ta kërcënojë.

Viktima i frikësuar është kthyer në veturë me nënën e tij, por i dyshuari është futur sërish në veturën e tij dhe ka shkuar në mbrapa, duke e goditur sërish veturën e viktimës. Debati ka vazhduar dhe kur nëna ka zbritur nga vetura, i dyshuari e ka kapur për flokë dhe ka filluar ta tërheq zvarrë, e ka futur me forcë në veturën e tij dhe ka nisur të lëvizë në drejtim të lagjes Lisiçe. Pas rreth 600 metrash është ndalur, e ka nxjerrë gruan nga vetura dhe e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shqelma dhe grushte dhe duke e kërcënuar se do ta hedhë në Vardar. Në këtë mënyrë viktimës i ka shkaktuar lëndime të rënda fizike – tri fraktura dhe tronditje, si dhe ka shkaktuar ndjenjën e kërcënimit dhe frikës tek dëshmitarët e ngjarjes.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, sepse ekziston rreziku i arratisjes dhe mundësia që ai të përsërisë veprat.

Baby Boo