Horror/ Huliganët rusë në sport vrasin 10 homoseksualë!


Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rusinë, vetëm pak kohë para fillimit të eventit më të madh futbollistik në botë, Botërorin 2018.2 tifozë të grupimeve të dhunshme ultra u arrestuan pasi akuzohen për vrasjen e 10 homoseksualëve. Policia arrestoi 2 autorët dhe një bashkëpunëtoren e tyre pasi u zbulua se ata ishin përgjegjës për vrasjen e dy personave në Moskë.

Pas marrjes në pyetje, një prej të ndaluarve tha se ai deri më tani kishte vrarë 10 persona.Huliganët kontaktonin me viktimat nëpërmjet aplikacioneve, linin takime dhe më pas i vrisnin. Qëllimi ishte t’i vrisnin dhe t’u merrnin paratë, një mënyrë e lehtë për të pasur të ardhura.

Dy të ndaluarit thanë se ata ishin pjesë e grupimeve ultras të klubeve kryesore moskovitë, Spartaku i Moskës dhe Lokomotiva e Moskës.

Ata u dënuan me 17 vjet dhe 15 vite burg, ndërsa bashkëpunëtorja 19-vjeçare, nënë e një fëmije u dënua me 5 vite burg, ndërkohë që dënimi i saj është pezulluar, derisa fëmija të arrijë moshën 14 vjeçare.

Autorët e krimit gjatë rrëfimit e pranuan se edhe ata ishin homoseksualë. Kjo ngjarje ka shokuar opinionin publik rus, ndërkohë që frika është rritur nga shtetet e tjera, përgatiti Zëri.

Baby Boo