Hoqi qafe të birin/ Ganiu kishte abuzuar me një 12 vjeçare më parë, i ati kishte mbytur 2 vajzat e tija! (Foto)


Vrasja e 14 vjeçarit nga Kamenica e Kosovës, nga babai i tij, shkaktoi mërzitje dhe reagime të shumta në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 60-vjeçari Gani Bernjashi, i cili mbrëmë e mbyti djalin e tij duke e rrahur keq atë dhe vajzën 17 vjeçe.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Ganiu përmendet në media dhe në policinë e Kosovës. Në vitin 1997 ai ka përdhunuar një vajzë të moshës 12 vjeçare në Prishtinë, veprim për të cilin është dënuar me 7 vite burg në moshën 40-vjeçare.

Prokurori i Krimeve të Rënda në Gjilan, Shaban Spahiu, ka thënë për Express:

Ne kemi intervistuar familjarët dhe ndaj të dyshuarit kemi vënë masën e paraburgimit prej 48 orësh. Për personin thuhet të ketë qenë problematik. Ka kërkuar para, por nuk është se ka pasur nevojë për to, pasi kushtet financiare nuk i kanë pasur edhe aq keq. Për të kemi informata se gjatë viteve ’90 ka dhunuar një të mitur”.
Ganiu është i martuar me një grua të nacionalitetit boshnjak. Bashkë kanë sjellë në jetë një djalë dhe dy vajza.

luan

Trupi i pa jetë i 14 vjeçarit, i cili u vra nga babai, i është kthyer familjes për ceremoninë mortore, pas kryerjes së autopsisë. Ai pritet që të varroset gjatë ditës së sotme.

Ganiu për një kohë të gjatë kishte ushtruar funksionin e lypsarit profesionist. Terrenet e tija të lypjes së parave në rrugë kishin qenë Prishtina e Mitrovica.

Në fshatin ku banonte, në Karaqeve të Kamenicës, nuk njihej si person i qetë.

Fqinjët kanë thënë për të:

Nuk kemi pas muhabet me atë person. Ai para shumë viteve kishte dhunuar një vajzë. Kërkonte para por kushtet në shtëpi nuk i kishte pasur të këqija. Dy trualle i kishte të blera, dhe del tash e mbytë djalin e tij të vetëm, kjo është makabër. Jemi të shokuar nga kjo”.
Por, kjo nuk është hera e parë që familja e tij dëgjohet për krime makabre.

Babi i Ganiut, para 30 vitesh kishte mbytur në pus dy vajzat e tij.

Vetë fqinjët e familjes e kanë pohuar këtë duke kujtuar:

Para disa viteve babi i këtij Ganiut i ka mbytur të dy vajzat e tija”

Baby Boo