Hoqën dorë nga uniforma e FSK’së për t’u dalë në ndihmë mjekëve të QKUK’së


Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës sot iu bashkuan edhe 12 infermierë të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Këta të fundit hoqën uniformat e ushtrisë për t’a veshur kështu mantelin e bardhë duke iu dalë në ndihmë mjekëve e qytetarëve të QKUK’së.
Këta infermierë do të qëndrojnë në QKUK për një muaj rrjesht.

E ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka shprehur falënderimet e tij për gatishmërinë e FSK-së për të vënë në dispozicion ushtarët e saj për të ndihmuar në cilësinë e infermierëve në QKUK në luftimin e pandemisë COVID-19, shkruan Express.

Krasniqi ka thënë se beson në profesionalizmin e këtyre 12 ushtarëve.
“Shkathtësitë e juaja, profesionalizmin tuaj të ngritur me vite të tëra, tani keni rast që t’i jepni në një kënd tjetër. Në atë për ndihmën ndaj pandemisë COVID-19. Është hera e parë që infermierët e ushtrisë sonë kyçen drejtpërdrejti në sistemin tonë shëndetësor. Kam shumë besim në profesionalizmin tuaj. Shkëmbimi i përvojave tuaja do ta ndërrojë mozaikun e plotë për shërbime sa më kualitative për pacientët tanë”, ka deklaruar Krasniqi.

E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se përmes këtij bashkëpunimi do të rritet lufta ndaj koronavirusit.
“Bashkëpunimi ndërinstitucional për ta luftuar pandeminë po i jep rezultatet e veta. Sot këta ushtarë i shihni si pjesë organizative që t’u dalin në ndihmë profesionistëve tanë shëndetësorë”, ka deklaruar Zemaj. /GazetaExpress/

Baby Boo