Hooper: E pash Thaçin në pranga, është për të ardhur turp


Mbrojta e Hashim Thaçi, në seancën e parë që po mbahet ndaj tij, ka thënë se shpreson që me kohë reputacioni i ish-presidentit të Kosovës do të bie në vend.
“Zotëri gjykatës është detyra jote, e gjykatësve të gjej një bilanc dhe të vërtetën. Këta janë hapa të vegjël fillestar por shpresoj që me kalimin e kohës reputacioni i këtij personi të bie në vend. Më duhet të them që isha i çuditur kur u futa në këtë dhomë dhe e shoh të lidhur me pr*anga, është për të ardhur trup. Ju nuk jeni organ ndëshkimi, besoj që është kështu, besoj që do të bëni diçka për ta trajtuar këtë dhe mos e ulni dinjitetin e një personi deri në një pikë të tillë”, tha ai.

Ai gjatë fjalimit të tij ka lexuar edhe pjesë nga libri për Hashim Thaçi, ndër të tjera edhe fjalitë e Bobe Dole, dhe ka cituar fjalët e Joe biden për Thaçin.
“Sipas një citimi thuhet Hashim Thaçi është Xhorxh Uashintoni i Kosovës këtë e ka thënë Joe Biden, zv president amerikan 2017”, tha ai.

Baby Boo