Homazhe për luftëtarin e tri luftërave çlirimtare


L A J M Ë R I M
Lajmërohen të gjithë ish eprorë të UÇK-së, invalidë të luftës, veteranë të tre luftërave çlirimtare, familje të dëshmorëve si dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, se më datë 22. 06. 2018 në ora 17:30, në përkujtim të rënies heroike të dëshmorit të kombit Beqir Sadiku kom. Sllupçani, do të bëhen homazhe tek kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Sllupçan.
Gjatë luftës Beqiri iu drejtohej bashkëluftëtarëve: ‘’Jetë e dua më shumë se vdekjen por lirinë e dua më shumë se jetën’’
Ardhja juaj nderon jetën dhe veprën e birit tonë, dëshmorit Beqir Sadikut, si dhe gjithë dëshmorëve tjerë.
Lavdi!… Me rrespekt familja Sadiku, Sllupçan

Baby Boo