Holstein: “Qeveria e re gjermane mbështet fuqishëm Ballkanin Perëndimor”

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Anke Holstein, në një intervistë për Deutsche Welle theksoi se Berlini zyrtar nuk mbështet asnjë alternativë tjetër për anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe theksoi se pret fillimin e shpejtë të negociatave për anëtarësim.

Ajo shprehet e bindur se është më shumë se simbol që ministrja e re e shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Anna Lirmann, do ta presë zëvendëskryeministrin për çështje evropiane të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, si mysafirin e parë të huaj.