“Holokausti” përmes pikturave të studentes Mirjeta Qehaja


Shumë etiketa me numra kishin përfunduar në shportën e vendosur në qoshe të galerisë “Qahili”, si instalacioni më i veçantë i ekspozitës “Holocaust” të Mirjeta Qehajës.

Secili nga numrat u ishte vendosur vizitorëve të ekspozitës pa asnjë shpjegim, si në kohën e Holokaustit, ku identifikimi i njerëzve është bërë me shenja në bluzë dhe numra në dorë.

“Tani ju do të keni mundësinë të krijoni veprën tuaj të artit, duke i hedhur këto etiketa aty ku e kanë vendin – në shportë”, u ishte drejtuar piktorja Qehaja pjesëmarrësve të ekspozitës në natën e hapjes, të premten e kaluar.

Baby Boo