Halimi uron maturantët, ju uron suksese


Ky është urimi që ka shkruar kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi për maturantër e komunës:

“Të nderuar maturantë nga komuna e Haraçinës.Kam nderin dhe kënaqësinë që si kryetare e komunës të ju uroj festën e maturës. Jeni në periudhën jetësore kur hyni nga mosha e adoleshencës në moshën e pjekurisë ligjore. Në periudhë kur ëndërrat rinore, përballen me sfidat e ardhmërisë. Suksesi që keni arritur në shkollë të mesme është për çdo lëvdatë, por ju nuk guxoni të ndaleni këtu. Haraçina ka nevojë për ju si kuadro me shkollim sipëror, kuadro që më tej do të arrijnë edhe tituj profesorësh e doktorësh. Haraçina ka nevojë për ju si njerëz të arsimuar, e jo si rinitarë që do ikni larg vendlindjes në mërgim. Prandaj uroj që të bëni perzgjedhjen më të mirë të shkollimit që do të vazhdoni, me qëllim që një ditë të jeni krenaria e familjes, komunës dhe mbarë vendit” ka shkruar Halimi.

Baby Boo