HISTORIKE: Rruga e bashkimit drejtë realizimit, projekt i Ali Ahmetit


Që kur nisi rrugëtimi politik i liderit fitues Ali Ahmeti, kishte shumë kundër tij. Shteti, institucionet e saj, politika diskriminuese që ishte bërë më herët kundër shqiptarëve, zonat e tyre pa investime, ekonomia që rrënohej para syve të secilit, papunësia, mos përfaqësimi në institucione të rëndësishme dhe shumë çështje tjera që i tangonin shqiptarët.

Këto sfida donin kohë, durim, dhe mbi të gjitha guxim që në asnjë moment nuk i mungonte Ali Ahmetit. Politikani me shtigje të gjata duhej të luftonte më parë sistemin dhe në rrugëtimin e vështirë të tij, me plot kundërshtarë, jo vetëm të palës tjetër. por edhe politikanë shqiptarë, arriti ti kalojë këto barriera.

Ai i kishte të gjithë kundër përveç shqiptarëve që i dhanë përkrahje, i dhanë forcë pushteti për të cilën ai ua ktheu me të njëjtën monedhë. Kur i hedh një vështrim të shkuarës, duket e pabesueshme ajo që ka ndodhur tani, ai ndryshim, ajo forcë e pushtetit dhe ajo mënyrë se si i gëzojnë sot shqiptarët ato të drejta të arritura me sakrifica të paimagjinueshme. Ku ishte vendi dhe ku është sot, kjo nuk do shumë elaborim. Janë dëshmitë dhe gjërat që shihen qartë se shqiptarët po marrin rolin e të zotit të një shtëpie në shtetin ku shumë gjëra dikur nuk i ndanin bashkë. Dhe mes gjithë kësaj historie suksesi, mes gjithë kësaj ëndrre të Ali Ahmetit si një udhëheqës vizionar drejt ndryshimit, sot kemi arritur edhe tek projektet kapitale siç është ai i Korridorit 8.

A ishte e mundur dikur?!
As në ëndrrat më të mëdha jo. Por sot një vendim Gjykate i dha dritën jeshile një mega projekti që lidh gjithë zonat shqiptare, i bën më afër shqiptarët kudo, e bën me afër Shkupin,Tiranën dhe Prishtinën dhe bashkërisht më afër Evropën, këtë ëndërr të të gjithëve.

Ky lajm që sot u dha nga zëvendëskryeministri Artan Grubi bëri një jehonë të madhe kudo. Reagimet pozitive ishin nga shumë njerëz të njohur përfshirë edhe politikanë aktualë, ish politikanë, gazetarë, opinionistë të njohur dhe jo vetëm. Modernizimi i Korridorit 8 dhe rikonstruktimi i tij është prej një rëndësie të veçantë për shkak të lidhjes rajonale dhe bashkëpunimit, si një nga aspektet më të rëndësishme të integrimit në Bashkimin Evropian dhe me rëndësi të madhe ekonomike për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me këtë po vazhdohet me investimin në drejtim të përmirësimit të cilësisë së rrjetit rrugor dhe ngritjen e sigurisë në pajtim me rregullat e Bashkimit Evropian.

Grubi me lajmin e madh sot realizoi ëndrrën e Ali Ahmetit, sepse Korridori 8 lidh Prishtinën , Shkupin dhe Tiranën me autostradë. Kjo është fryti i punës së madhe politike të Ali Ahmetit që rezulton me projekte të mëdha shqiptare që do i shfrytëzojnë brezat e ardhshëm.

Baby Boo