Historia prekëse e trinjakëve , u ndanë që në lindje si eksperiment shkencor për t’u ritakuar pas 20 vitesh


Një eksperiment i çuditshëm shkencor ndau tre vëllezër binjakë direkt pas lindjes. Por ironikisht pas 20 vitesh, Eddy Galland, David Kellman dhe Robert Shafran, u rigjetën bashkë, pavarësisht se jetonin qindra kilometra larg njëri tjetrit. Historia ka nisur në vitin 1961, ku Eddy, David dhe Robert, erdhën në jetë në Long Island, Neë York, SHBA, por u ndanë dhe u dhanë për birësim.

Por në vitin 1980 Robert hyri në Sullivan County Community College, dhe u befasua pasi edhe vëllai i tij Eddy të cilin nuk e kishte njohur kurrë, frekuentonte të njëjtin institut shkollor. Robert zbuloi se kishte një vëlla binjak. Historia bëri bujë dhe përfundoi në gazeta.

David, vëllai i tretë dhe nëna e tij adoptive duke parë fotografitë dhe ngjashmërinë, zbuluan se ata ishin dy vëllezërit binjakë që nuk i kishte parë kurrë. Ata u bën të famshëm u fotografuan dhe lidhur me historinë e tyre u bë një film, “Në kërkim të dëshpëruar të Susan”. Më vonë tre vëllezërit hapën edhe një lokal në New York, “Triplets”.

Dy nga trinjakët, Robert dhe Eddy zbuluan se rastet e tyre ishin menaxhuar nga agjencia “Louise Wise Services”. Historia e tyre u tregua në dokumentarin e Tim Wardle, “Three identical strangers”, dhe u zbulua se si rastësia e tyre u kthye në makth.

Tre djemtë zbuluan se ishin ndarë direkt pas lindjes, si pjesë e një eksperimenti shkencor dhe sociologjik. Përgjegjësit e eksperimentit, psikiatrit Peter Neubauer dhe Viola Bernard, rezultojnë se kanë ndarë me dhjetëra binjakë, me kontributin e agjencisë “Louise wise Services”.

Baby Boo