Historia e trishtë nga Peja: Sportisten 12-vjeçare e mbyti vetura, flasin familjarët


Nga pakujdesia e shoferit të një veture dyshohet se mbeti e vdekur në vend të ngjarjes Albiana Berisha, 12-vjeçare, nga Peja, që në momentin ku ndodhi rasti ishte duke vozitur një biçikletë. Vajza u dërgua në spital pa shenja jete, derisa policinë e lajmëroi vetë shkaktari i aksidentit, pasi u largua nga vendi i ngjarjes.

Atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Në një rrëfim për Gazetën Express, familjarët e vajzës tregojnë se Albiana e kishte pasion sportin

Kishte dalë siç do ditë që së bashku me shokët të shëtitej me biçikletë. Kjo e shumë aktivitete të tjera, ishin veç disa prej hobive që kishte Albiana Berisha, 12-vjeçare, nga fshati Kryshec i Komunës së Pejës.

E hëna doli të jetë tragjike për të, pasi që rrugës së këtij fshati u godit nga një veturë, për të vdekur kështu në vend të ngjarjes.

12-vjeçarja nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra, derisa në spital u dërgua nga personat që kishin parë ngjarjen.

Në një rrëfim për Gazetën Express, Ardit Gërvalla, familjar i të ndjerës ka thënë se sipas informacioneve që kanë deri më tani, vetura ishte në shpejtësi të madhe në momentin kur ndodhi tragjedia.

“Aksidenti nuk ka ndodhë afër shpisë, vajza ka qenë me biçikletë, kanë dalë së bashku me disa bashkëmoshatarë dhe vetura në tejkalim në shpejtësi goxha të madhe në shpejtësi mbi 120 e ka goditë dhe e ka lënë pa shenja jete”, shton ai, derisa tutje tregon se kishte pasur lëndime të mëdha.

Baby Boo