“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në Ishull Shëngjin. Këtu jeton familja Gjini. 14 vite më parë familja me 4 pjesëtare zbriti nga fshati Kashnjet e Lezhës. Ata u vendosën në ketë vend për një jetë më të mirë. Por sot nëna e tre fëmijëve është duke përjetuar një dramë të rëndë. Dilore Gjini mbeti e ve në moshën 26 vjeçare. Burrin ja vranë në derën e shtëpisë. Dilorja e kujton atë moment tragjik që i ndryshoi jetën. “Unë isha brenda banesës, po gatuaja. U afrua duke bërtitur, po shante, ishte i pirë, erdhi më një tjetër. Erdhi e vuri pistoletën në qafë. U tremba se isha shtatzënë. Isha mbas shpinës së tij, ai ra. Isha atje kur e vrau. Mu këputën gjunjët, bërtita më të madhe. Burri mu vra para syve”, -thotë Dilorja,
<iframe width=”316″ height=”158″ src=”https://www.youtube.com/embed/S0BfKe4wL0M” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>