Historia e dhimbshme e luftëtarit nga Kosova!


Gazetari kroat, Velimir Bujanec, ka treguar për shqiptarët që kanë luftuar për ta mbrojtur Kroacinë në kohën kur kishte nisur lufta mes serbëve dhe kroatëve.

Në emisionin BlicInterview, gazetari nuk ka hezituar të tregojë edhe një rast rrëqethës të një luftëtari të quajtur Esad Çollaku, për të cilin ka thënë se ka marrë pjesë në tri luftëra, atë të Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës.

Gazetari Bujanec ka rrëfyer se si luftëtari Çollaku e kishte humbur njërën këmbë duke luftuar dhe ka treguar momentet më kritike kur serbët kishin dashur ta vrisnin atë në spital.

“Do të më kujtohet emri i Bekim Berishës, Fehmi Lladrovcit, do të më kujtohet edhe emri i Tonit, pastaj Kaçinarit. Para së gjithash do të më kujtohet, me qëllim e lash për në fund mikun tim të çmuar, Esad Çollakun që është një rrëfim i veçantë, njeriu për të cilin do të mund të bëhej një film artistik”.

“Merreni me mend një njeri që shkon në luftë, që ka pasur me dhjetëra copa të granatave në trupin e tij. As kjo si ka mjaftuar, ka luftuar për Kroacinë, pastaj ka shkuar për t’i ndihmuar popullit kroat në Bonje e Hercegovinë dhe atje gati sa nuk është vrarë”.

“Mbetet pa këmbë, përfundon në spitalin serb në Banjallukë ku kanë dashur ta vrasin atë, e kanë torturuar madje as ujë s’i kanë dhënë në shtratin e spitalit. Atë e ka shpëtuar babai Komarica”./KlanKosova

Baby Boo