Historia e dhimbshme e familjes së Liridonës, si u arratisën nga Shqipëria në vitet ’50


Vrasja e Liridona Ademaj cilësohet si një nga krimet më të rënda të dekadës së fundit, për shkak i rrethanave në të cilat është kryer.

Deri më tani janë dëgjuar e rrëfyer histori të ndryshme rreth Liridonës, bashkëshortit të saj Naimit, i cili ka pranuar se ka qenë inicuesi për të vrarë Liridonën e familjet e të dyve.

Aktivisti Idriz Zeqiraj, në një bashkëbisedim për ‘Bota sot’ ka folur rreth historisë së familjes së Liridona Ademaj.

Zeqiraj thotë tregon pak histori për origjinën e nënës Zyrafete të Liridonës.

“Origjina familjare e Zyrafete Ademaj, nëna e Liridonës, vjen nga familja Meshi nga Kusuri i Hasit, e arratisur nga Shqipëria në Kosovë, në vitet `50. Kjo familje, fillimisht, u vendos në Podujevë dhe që andej u bart në fshatin Lubozhdë, për t`u vendosur, më vonë, në Banjë të Istogut, Ganiu me familjen e ngushtë, njëri nga djemtë e plakut Hysen Meshi dhe tre djemtë të tjerë në vendbanimet përrreth. Familje e shkolluar dhe u punësuan, kryesisht, në arsim, përfshirë edhe vajzat. Familja Meshi e mbetur në Shqipëri, me dajallarët e tyre të fisit Paci, u goditën rëndë nga regjimi stalinist i Enver Hoxhës. Një i ekzekutuar me plumb zyrtar, një i varur dhe 150 vjetë burg të vuajtura. Në vitet `70 dhe `80 kemi vuajtur burgun e Burrelit, me njërin nga anëtarët e familjes të martirizuar Meshi”, rrëfen ai.

Zeqiraj tregon se, në Luftën e Kosovës, dy djemtë e familjes Meshi, Bashkimi dhe Afrimi, në Lubozhdë të Istogut, në përleshje ballore me policinë serbe, ranë dëshmorë.

“Ende -pa dhënë shpirt- ata, vëllai i tyre, Kujtimi, fyta-fytas, i rrëmben armën policit dhe i vret dy policët. Një hakmarrje dhe shpagim i përflakshëm, pa një rast të dytë! Ai me dy kunatat e veja, i rritën, edukuan dhe shkolluan të 6 (gjashtë) fëmijtë jetimë, të dëshmorëve të lirisë. Nisur nga kjo lidhje e tërthortë, sapo mësova për vrasjen monstruoze të Liridonës, shkrova se trupi i pajetë i saj të zhvendoset nga varrezat e Cërmjanit, në fshatin e lindjes, Rracaj. Jo pse fshatrat kishin 25 km. distancë, por nuk kishte asnjë kuptim që Liridona të prehej atje, së bashku me jetëmarrësit e saj kriminelë brutalë”, tregon ai.

Ai thotë se, “në Facebook, ngushëllova familjen e Liridonës, tashmë, vetëm Ademaj, siç lëshoi porosinë xhentile emërtuese, juristja e diplomuar Tearca Kica-Xhelili, duke shënuar edhe numrin e telefonit tim. Në mbremjen e asaj dite, me telefonoi Leonardi, vëllai i Liridonës: “Kemi kërkuar nga Prokuroria zhvarrimin e Liridonës në varrezat tona”,- më tha ai. Ishim të një mendje që vendin e hakmarrjes, ta zejë drejtësia, me besimin e një trajtimi korrekt ligjor”.

Zeqiraj thotë se ҫështja e dy fëmijëve të Liridonës, një brengë që bren, për gjyshërit Ademaj. Pasja e tyre në përkujdesje, lehtëson dhimbjen, sikur ta kenë gjysmë Liridone në familjen e tyre.

“Vëllai me familje jeton në Gjermani, tri motrat në Zvicër dhe një në Kosovë. Unë jam i fejuar, prindërit e moshuar nuk mund t`i lëmë të vetmuar. Aktualisht, fëmijtë janë te gjyshërit Murseli, sepse në familjen tonë gjendja është tmerruese, gjithë lot e vajë dhe fëmijtë do ta kuptojnë tragjedinë e nënës së tyre. Zgjidhja e pranueshme e tashme, do të ishte përkujdesja shtetërore suedeze”, – sqaroi Leonardi, përmes dhimbjes të skajshme”, tregon Zeqiraj.

Baby Boo