Historia alarmuese, 20-vjeçares i dalin lytha mbi tatuazh!


Një vajzë 20-vjeçare nga Florida përjetoi një ngjarje të tmerrshme pasi realizoi një tatuazh në trajtë gjarpri në krahun e saj të djathtë. Jade Harvey mendoi se ishte një reaksion lëkure kur vuri re disa gunga që dilnn nga tatuazhi, pak pasi mbeti shtatzënë.Sot e kësaj dite, Jade nuk e di se çfarë e shkaktoi daljen e lythave mbi lëkurën e saj. Ajo vuri re se tatuazhi ishte realizuar mbi një lyth që kishte qenë aty më parë, por nuk i bëri përshtypje aspak. Pak kohë më vonë në vitin 2020, gjatë të cilit realizoi tatuazhin, ajo zbuloi se ishte shtatzënë.

Shtatzënia vazhdoi normalisht, por thuajse një vit më vonë ajo vuri re se po i dilnin lytha të rinj mbi tatuazh, në bishtin e gjarprit. “Isha në pishinë dhe mendova se dielli bëri që tatuazhi të pësonte ndonjë reaksion”, tha ajo.

Lythat vazhdonin të rriteshin, por meqenëse nuk e bezdisnin dhe nuk i dhembnin, si dhe duke ndjekur këshillën e mamisë së saj, 20-vjeçarja thjesht i la në atë gjendje. Por edhe pas lindjes së vajzës, ata vazhduan të mbeteshin aty derisa një dermatolog e këshilloi t’i hiqte me anë të një kremi ose duke i djegur me azot të lëngshëm.“Dukej sikur më digjnin lëkurën ose po mbaja akull të thatë në dorë, aspak e këndshme”, u shpreh Jade. E reja e ka shpërndarë historinë e saj në Tik Tok duke grumbulluar mbi 200.000 shikime dhe i këshillon njerëzit të kenë kujdes se ku i realizojnë tatuazhet e tyre.

Baby Boo