Hiqej si “juriste” dhe “gjyqtare”, u mori të bur*gusurve 24.500 euro përmes mash*trimit, del nga q*elia 33-vjeçarja


Del nga burgu Amarilda Leka, e arrestuar nën akuzën e mashtrimit. Mësohet se ndaj saj është caktuar masa “arrest shtëpie”, ndërsa prej muajsh qëndronte në “arrest me burg”.

Vendimi në favor të ish-asistentes së ish-ministres Milena Harito, është marrë pak javë më parë nga Gjykata e Tiranës.

Leka u pora*ngos pas aku*zave se nëpërmjet masht*rimit dhe duke u hequr si gjyqtare apo juriste ka përfituar shuma të mëdha parash, duke premtuar lirimin nga bu*rgu të personave të ndryshëm. Përmes mashtrimit, ajo arriti t’i merrte 50 mijë euro një të dën*uari për vra*sje duke mashtruar se ishte juriste e Gjykatës së Lartë, dhe i premtoi të bur*gosurit se do të ndikonte në lirimin e tij. E reja nga Përmeti, me banim në Tiranë, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Ajo në të kaluarën ka arritur të përfitojë me skema mashtrimi rreth 24.500 euro nga familjarë të një personi në parabu*rgim, për të ndërhyrë te gjyqtari i çështjes me qëllim zbutjen e dë*nimit të të akuz*uarit. Madje me anë komunikimeve në rrjetin social “Facebook”, ajo prezantohej se ishte gjyqtare e Kri*meve të Rë*nda dhe kishte studiuar në Amerikë 33 vjeçarja ka njohur një person më inicialet J. G., të cilin e prezantonte si të fejuarin e saj.

Baby Boo