Hetimet për kreun e Demir Hisarit, Zaev: Qëndroj pas hetimeve që po kryen MPB


Edhe pas publikimit të videso në të cilën dëgjohej se si kreu I Demir Hisarit, kërcënon mësimdhënësit se i përgjon, pra të kenë kujdes se cfarë bëjnë, ende nuk ka asnjë përgjegjësi as morale e as penale ndaj tij.

Kryeministri Zaev thotë se Ministria e Brendshme është duke e hetuar videon e bërë publike në rrjetet sociale dhe ka zhvilluar biseda edhe me palët , për të vërtetuar përgjegjësinë eventuale në këtë rast.

Ai beson se gjithcka që mund të jetë thënë në video xhirimin e bërë tashmë publik, ka qenë impluls momental I kreut të Demir Hisarit. Gjithsesi Zaev garanto se në Maqedoni kurrë më nuk do të ketë përgjime të paligjshme .

Zaev pret përfundimin e hetimeve nga ana e MPB-së dhe do të mbështesë cdo vendim apo përgjegjësi eventuale që do të ngrihet ndaj kreut të Demir Hisarit, e më pas do të veprohet.

Baby Boo