Ministria e Kulturës do ta kontrollojë marrëveshjen për rikonstruksionin e Teatrit Shqiptar. Në mënyrë plotësuese grupi punues do t’i kontrollojë edhe anekset e nënshkruara, si dhe procedurën për zgjedhjen e ndërmarrjeve që tashmë me vite të tëra e rinovojnë këtë objekt. Bashkëpunëtorët e jashtëm që do t’i angazhojë Ministria do ta analizojnë edhe realizimin i cili zgjatë tashmë katër vite.
Ministria e Kulturës
„Pas raportit të grupit të punës i përbërë nga profesionistë të pavarur, Ministria e Kulturës do të veprojë ne pajtim me ligjet. Nëse në raport ka indikacione për shkelje të ligjit, në cilën do fushë, përfshirë këtu edhe pjesën financiare, Ministria e Kulturës e cila nuk ka kompetenca të veprojë, do të dorëzojë kërkesë deri te organet kompetente shtetërore për ngritjen e procedurave përkatëse për konstatim të përgjegjësisë“.
Sipas aneksit të fundit të nënshkruar në marrëveshjen kryesore në vlerë prej rreth 1 milionë euro, përfundimi i rikonstruimit duhet të bëhet para një muaji e gjysmë, përkatësisht më 31 maj. Megjithatë, me aneks të ri u tejkalua ky afat dhe tani rikonstruimi duhet të përfundojë në vjeshtë ose ka fundi i tetorit. Alsat M para gjysmë viti informoi për aneksin të cilin Teatri Shqiptar e nënshkroi me kompaninë italiane „Shencia“. Sqarimi zyrtar për aneksin e ri prej 1 milionë euro ishte se janë paraqitur punë të paparashikuara. “Shencia” obligimin për kryerjen e punës e mori nga kompania “Lamone Moreda”, e cila e mori tenderin për rikonstruksion, derisa në pushtet ishte VMRO-DPMNE. Lamone Moreda bankrotoi, ndërsa aktivitetet ndërtimore i mori përsipër “Shencia”. Hulumtimi i Alsat M përmes kontrollit të kompanive nga Regjistri Qendror italian tregoi se kompanitë e atjeshme “Shencia” dhe “Lamone Moreda” janë të lidhura ngushtë. Dokumentet treguan se “Shencia” e ka blerë “Lamone Moredën”. Megjithatë, kompanisë “Shencia” e cila ka përfaqësinë në Shkup nuk mund t’i përcaktohet pronësia meqë skema e kompanive nuk zbulon se kush është pronari i tyre i vërtetë. Megjithatë, në fund të hulumtimit mësohet se qëndron një kompani që ka punuar në projekte të „Shkupi 2014“, më saktësisht “Syrin” dhe shatërvanët në Vardar. Ndërmarrja e cila kryen mbikëqyrje të punëve ndërtimore në Teatrin Shqiptar që në maj siguronte se objekti do të jetë gati në vjeshtë. Shtyrja e afatit ka qenë për shkak të teknologjisë skenike dhe sofistikimit të realizimit.