Hetime ndaj kryetarit të Kumanovës


Inspektorati sanitar dhe shëndetësor do të hetojë nëse ka lëshime dhe përgjegjësi eventuale pas takimit në Kumanovë, ku nikoqir ishte kryetari i qytetit Maksim Dimitrievski i cili priti kryeministrin teknik, zëvendëskryeministrin për çështje evropiane dhe ministrin e shëndetësisë, pa u treguar se është testuar për Covid 19.

Nga Qeveria njoftojnë se pasi të zbatohet procedura e inspektimit, publikisht do t’i japiKanë nisur hetime ndaj kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili doli pozitiv me koronavirus, por që një ditë më parë kishte pritur në takim delegacionin e lartë qeveritar të kryesuar nga kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Nga Qeveria kanë informuar për Alsat-M se Inspektorati sanitar dhe shëndetësor do të hetojë nëse ka lëshime dhe përgjegjësi eventuale pas takimit në Kumanovë, ku nikoqir ishte kryetari i qytetit Maksim Dimitrievski i cili priti kryeministrin teknik, zëvendëskryeministrin për çështje evropiane dhe ministrin e shëndetësisë, pa u treguar se është testuar për Covid 19.

“Pasi të zbatohet procedura e inspektimit, publikisht do t’i japin detajet, nëse dikush ka vepruar në kundërshtim me rregullat epidemiologjike”, theksuan nga Qeveria. Dimitrievski kishte bërë testin të dielën, ndërsa të mërkurën priti delegacionin qeveritar në Kumanovë, pa i njoftuar se është testuar. Vetëm një ditë më vonë, gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se ai është infektuar, pasi që testi i ka dalur pozitiv. Dimitrievski në emisionin “Rruga drejt” tha se ka menduar se ata do të informohen nga institucionet zyrtare. Sipas informacioneve të Alsat, vlerësimi nga Komisioni për sëmundje infektive, kryeministri teknik Spasovski dhe kryetari Dimitrievski kanë qenë në një distancë prej 70 deri 80 centimetra pa maskë mbrojtëse. Për shkak të kësaj, Spasovski duhet të qëndrojë në karantinë 14 ditë. Për ministrat Filipçe, Ademi dhe Zëvendëskryeministrin Osmani, Komisioni arriti në përfundim se ata mbanin maskë mbrojtëse, kanë mbajtur distancën e tyre dhe nuk rrezikojnë bartjen e virusit. Rekomandimi është që nëse ata kanë probleme me frymëmarrjen, patjetër të testohen për KOVID 19.(INA)
n detajet, nëse dikush ka vepruar në kundërshtim me rregullat epidemiologjike. Por pasi kryetari i Kumanovës publikisht njoftoi se është pozitiv me Kovid 19, edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski hyri në vet- izolim. Para se të shkojë në karantinë dyjavore, ai incizoi video në godinën e Qeverisë. Videoja ishte bërë sipas protokollit për mbrojtje, sigurojnë nga Qeveria.

“Videoja e kryeministrit Spasovski është incizuar në momentin kur kryeministri e mori rekomandimin nga epidemiologët që të hyjë në izolim shtëpiak, pas kësaj, ai menjëherë hyri në vet- izolim. Gjatë incizimit të videos janë zbatuar masat më të rrepta për mbrojtje dhe mbajtje të distancës përkatëse”.

Kryetarit të Komunës së Kumanovës, analizat i janë bërë të dielën. Rezultatet se është pozitiv i mori dje, apo vetëm një ditë pasi që në Kumanovë në një mbledhje i priti krerët e shtetit. Dimitrievski në emisionin “Rruga drejt” tha se ka menduar se ata do të informohen nga institucionet zyrtare.

A janë të informuar, nuk kam këso të dhënash, sepse ne u testuam me kërkesë të epidemiologut që punon në terren në komunën e Kumanovës, ku na vendosi në grupin e njerëzve me rrezikshmëri të lartë, sepse shpesh takohemi në mbledhje, kemi kontakte me shumë njerëz, kemi aktivitete në terren që janë të pashmangshme për sa i përket funksionimit të shtabit”-tha Maksim Dimitrievski, Kryetar i Komunës së Kumanovës.

Sipas informacioneve të Alsat, vlerësimi nga Komisioni për sëmundje infektive, kryeministri teknik Spasovski dhe kryetari Dimitrievski kanë qenë në një distancë prej 70 deri 80 centimetra pa maskë mbrojtëse. Për shkak të kësaj, Spasovski duhet të qëndrojë në karantinë 14 ditë. Për ministrat Filipçe, Ademi dhe Zëvendëskryeministrin Osmani, Komisioni arriti në përfundim se ata mbanin maskë mbrojtëse, kanë mbajtur distancën e tyre dhe nuk rrezikojnë bartjen e virusit. Rekomandimi është që nëse ata kanë probleme me frymëmarrjen, patjetër të testohen për KOVID 19.

Baby Boo