Heta për ndërtimin e xhamisë: Projekt puro politik, tregon lidhjet e BIK’ut me shtetin e Turqisë


Opinionisti Albert Heta, ka dalur kundër ndërtimit të xhamisë në Prishtinë.
Heta deklaroi se duhet respektuar qetësia e banorëve të asaj lagje teksa mbështeti edhe protestën e organizuar sot.

“Me përshkru kërkesën që ky projekt me u trajtuar si duhet në një shoqëri normale si tendencë për me ndalu besimin është gabim ska*ndaloz dhe tendencioz, askush nuk është t’u thirre për ndalim të besimit fetar islam apo çfarëdo besimi tjetër në Kosovë dhe kjo është tendencë me politizu edhe më shumë thirrjen krejt normale të qytetarëve të brengosur të asaj lagje por edhe të Prishtinës për me e trajtu me kujdes çdo ndërhyrje që bëhet në lagjen e tyre”.
“Kush ka bërë thirrje ndonjëherë prej këtyre njerëzve me ndalu besimin islam në Kosovë veç ata që instrumentalizojnë këtë besim për qëllimet e tyre puro politike përdorin këso mjete për me trajtu një guxim qytetarë me iu përballë politikanëve që e trajtojnë qytetin e tyre sikur të ishte pazari i tyre personal”

“Ajo lagje është e urbanizuar, parkingu i PTK-së është ndërtuar për punëtorët e PTK-së dhe për t’i shërbyer asaj ndërmarrje publike dhe nevojave të saj por ndërhyrjet politike kanë tentu me grabit atë hapësirë për me e shndriu në një platformë eksperimentimi”, deklaroi Heta në Klan Kosova.

Heta po ashtu theksoi se sipas tij që nga konkursi e deri tani ky projekt ka qenë i politizuar dhe se nuk ka të bëjë aspak me arkitekturën klasike turke.

“Nevojat e qytetarëve janë parësore në çdo qytet dhe nevojat qytetare prodhojnë edhe kërkesat për një objekt kulti, apo për një sallë sportive apo çka do tjetër”.
“Konkursi është manipuluar, tash bisedat kur bëhen tek ky projekt neo-otoman ka fitu në konkurs e jo ndonjë projekt tjetër lidhet drejtpërdrejt me lidhjet e Bashkësisë Islame të Kosovës me financuesin potencial që është Qeveria e Erdoganit në këtë rast, pasi sikur një projekt tjetër të fitonte e që natyrisht secili projekt tjetër ka mujt me fitu”.
“Ky projekt nuk ka lidhje me arkitekturën, ky projekt nuk ka lidhje as me arkitekturën klasike otomane pasi ne kemi shembuj të shkëlqyer të asaj arkitekture në Qendrën Historike të Prishtinës dhe xhamitë më të mira në Prishtinë e Prizren, ky është një projekt puro politik dhe neo-otoman që tenton me vendos një platformë politike të një politike në qytetin e Prishtinës”, deklaroi Heta

Baby Boo