Heshtje nga ministri Filipçe pas tenderit skandaloz me vlerë 35 milion euro


Pas zbulimit të ofertës së dyshimtë për një nga tenderët më të mëdhenj deri më tani në Ministrinë e shëndetësisë, me vlerë prej 35 milion euro, ky dikaster në njoftimin e tij u mundua të jep sqarime për procedurën e deritanishme.

“Më 16 korrik në orën 13 u hap tenderi për blerjen e Testeve dhe reagnesioneve për biokimi, imunologji, hematologji dhe analiza, për përdorim pa para në institucionet shëndetësore në Maqedoni dhe në afatin e fundit për dorëzimin e ofertave, është sjell vetëm një ofertë. Për shkak se bëhet fjalë për blerje tre vjeçare, vlera e tenderit është e lartë. Ministria e shëndetësisë do të rishikon ofertën me dokumentacionin e kompletuar në afatin e parashikuar ligjor. Momentalisht procedura është në fazë të evaluimit dhe ende nuk është bërë ankandi elektronik. Procedura e kompletuar ishte e hapur për publikun dhe procesi ishte transparent”, thuhet në reagimin.

Nga ministria demantojnë spekulimet që është bërë marrëveshje me një firmë, pasi që siç thonë ata gjatë muajit prill (i cili përmendet në publik), ishte bërë dialog teknik në përputhje me ligjin për, pas dialogut teknik, të gjitha operatoret ekonomik që kanë shfrytëzuar të drejtën për vërejtje pas dokumentacionit të tenderit, sollën ankesat dhe në afat ligjor morën informacion për dokumentacionin e korrigjuar për tender me të gjitha ndryshimet, thonë nga kjo ministri.

Por për tenderin për të cilin është paraqitur vetëm një firmë, për shkak të kërkesave specifike, edhe pse është formuar në prill të këtij viti, vetëm ajo është që plotëson kushtet, ministri Venko Filipçe hesht, shkruan Alo.mk, përcjell Portalb.mk.

VMRO, thotë se për këtë skandal ka paralajmëruar muaj më parë, duke e ashtuquajtur atëherë “skandali më i madh në historinë e shëndetësisë së Maqedonisë me vlerë 35 milion euro”.

Sipas kësaj partie, shtrohet pyetja pse është ndryshuar neni 17 i marrëveshjes sipas të cilit thuhet se nëse nuk bëhet furnizimi nga firma që fiton tenderin, Ministria e shëndetësi duhet të paguan 5 milion euro dëmshpërblim, diçka që deri më tani nuk ka ekzistuar në praktikën e kushteve për tender, thonë nga VMRO.

Ndryshe, këtë skandal e publikoi Nova, sipas burimeve të së cilës u bë e ditur se kjo firmë e cila fitoi tenderin asnjëherë më parë nuk ka punuar me  furnizimin e reagensëve, dhe nuk është e njohur as fakti se sa persona ka të punësuar, nuk ka asnjë referencë dhe është hapur në momentin kur Ministria e shëndetësisë kishte hapur tenderin e madh për reagensë, me të cili Ministri Venko Filipçe njoftoi për kursime të mëdha në shëndetësi.

Nga dokumentet në Regjistrin Qendror, shihet qartë se firma e cila është e regjistruar me kapital të huaj, si një firmë mikro me një depozitim prej vetëm 5000 euro. Si e tillë, kjo kompani duhet të përfaqësojë tenderin me vlerë prej 35 milion euro, aq sa kushton objekti kapital i Spitalit të ri në Shtip.

Bëhet fjalë për “AHR LAB” e cila është në pronësi të Predrag Petriç nga Novi Sadi i Serbisë, kurse drejtor lokal është Aleksandar Jovanovski nga Gazi Baba i cili është edhe mik i mirë i djalit të Sasho Mijalkovit, Jordan Mijalkov.

Kryeministri Zaev tha se nuk është i informuar për procedurën e këtij tenderi, dhe nëse vërtetohen parregullsi ai do të anulohet.