Heshtje në qeveri për dështimin e investimeve kapitale


Qeveria hesht për rishikimin e buxhetit, ndërsa nuk komenton fare as realizimin katastrofal të investimeve kapitale që nga fillimi i vitit. Janë të ndërgjegjshëm për të dhëna e dobëta, por nuk kanë përgjigje konkrete se çfarë do të ndërmarrim për ta përmirësuar gjendjen. Në katër muajt e parë të këtij viti, janë shpenzuar vetëm 43 milionë euro për investime kapitale nga 393 të parashikuara për këtë vit, respektivisht 11% nga planifikimi, që është realizimi më i vogël në 10 vitet e fundit.

Po, keni të drejtë, realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e parë është i ulët, por kjo është rezultat i asaj se në këto investime kapitale në realizimin e tyre është hyrë me projekte të papërgatitura – tha Koço Angjushev, zv/kryeministër.

Të bëjmë presion ndaj të gjitha institucioneve që të bëjnë realizime. Në fakt, rreth pritjeve, unë do ju kujtoj se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar me presion të tillë ia dolëm të realizojmë nivelin më të lartë të investimeve kapitale -deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i financave.

Ndryshe edhe përkundër rezultateve të këqija në fushat e përmendura, ekipi ekonomik i qeverisë sot u lëvdua se të gjithë treguesit ekonomik nga fillimi i vitit kanë qenë pozitiv, përveç të ndërtimet e ulëta. Kjo ka të bëjë me ndërprerjen e punëve ndërtimore në autostrada dhe zvogëlimi i punës së kompanive ndërtimore Sinohidro dhe Transmet. Ndryshe, zëvendëskryeministri i ekonomisë nuk tregoi nëse pushteti do të mbetet në projektimin për rritje ekonomike prej 3.2% këtë vit. Do presë që një gjë të tillë ta dëshmojnë statistikat.

Baby Boo