Heronj në SHBA: “Shqiptarët babë dhe bir përleshen me gr*abitësit për të shpëtuar të moshuarën”


Baba dhe bir shqiptarë janë bërë hit në ShBA, pas aktit të tyre heroik ku morën disa go*ditje me thikë ndërsa i dilnin në mbrojtje një gruaje që po gr*abitej. Louie Suljovic, 38 vjeç, dhe babi i tij Qazim Suljovic, 68 vjeç, të cilët kanë në pronësinë e tyre një piceri në Queens, New York, konsiderohen si heronj në ShBA, pasi kanë ndërhyrë duke shpëtuar një të moshuar e cila u su*lmua nga gr*abitësit.

Gjatë përleshjes babë dhe bir kanë marrë go*ditje me thikë dhe aktualisht ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rre*zikut për jetën. Babai u go*dit me thikë nëntë herë dhe së bashku me djalin mori plagë të rënda në mushkëri, sipas prokurorëve dhe një të afërmi të tyre. Gruaja u go*dit gjithashtu me thikë në shpinë nga një prej gr*abitësve.

“Qazimi është në gjendje të rëndë. Louie po përmirësohet dhe besoj se do të jetë mirë. Ata janë heronj, vepruan menjëherë për të shpëtuar një të huaj“- tha kushërira e Qazimit, Remzija. Babai dhe djali po trajtohen në Spitalin Elmhurst, i njëjti objekt ku ata dhuruan ushqime për stafin dhe punonjësit e vijës së parë gjatë pandemisë. Për të ndihmuar në shërimin e tyre është hapur edhe një GoFundMe, ku deri të martën janë mbledhur më shumë se 48,000 dollarë. Policia i ka arr*estuar dy personat që su*lmuan gruan për ta gr*abitur.

Baby Boo