Heroi i Francës, Mbappe: Të më kritikojnë, unë i përgjigjem vetëm në fushë


Kylian Mbappe u shpall lojtari i ndeshjes ndaj Argjentinës, dhe menjëherë pas përfundimit të takimit 19-vjeçari thafjalët e para pas kësaj arritje të jashtëzakonshme.

“Jemi të lumtur. Ndihesha mirë në fushë, dhe e dinim se mund të bënim gjëra të mëdha”, tha fillimisht Mbappe.

“E meritonim kualifikimin. Kritikat? Të tjerët le të flasin, por nuk më pengojnë të përgatitem. Unë do i përgjigjem në fushë. E kam thënë gjithmonë se Kupa e Botës është një ëndërr për mua, dhe një mundësi të tregoj se çfarë mund të bëj”, u shpreh talenti i Francës.

Baby Boo