“Hero amerikan”, Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Bob Dole

Bob Dole attends a welcome ceremony in honor of new Joint Chiefs of Staff Chairman Army General Mark Milley at Joint Base Myer-Henderson Hall, Va, on Sept. 30, 2019.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Robert “Bob” Dole.
Dole ndërroi jetë sot në moshën 98 vjecare. Ai ishte një mbështetës i madh i shqiptarëve dhe kontribues në rrugën për liri, e më pas për pavarësi të Kosovës.

Kurti ka thënë se sot vajtojmë një hero amerikan dhe përkrahës të madh të lirisë së Kosovës.
“I pikëlluar thellësisht nga lajmi për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole. I dërgojmë ngushëllime të përzemërta familjes Dole dhe kombit amerikan, teksa vajtojmë dhe nderojmë një hero amerikan dhe një përkrahës të madh të lirisë së Kosovës. U preftë në paqe”.

Baby Boo