Heqja e vizave për Kosovën, Komisioneri i BE: Kosova i ka plotësuar kushtet, tashmë varet nga PE

Në konferencën e përbashkët me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos ka dhënë raportin e tij për përfundimin e kritereve të Kosovës në mënyrë që qytetarët e këtij shteti tashmë të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen.

Baby Boo
Ai ka thënë se përmbyllja e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi ka qenë hap i madh drejt liberalizimit. Lidhur me këtë, Avramopoulos i ka përshëndetur të gjitha partitë politike kosovare.

Komisioneri ka theksuar se tashmë liberalizimi i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, meqë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

“Mund të konfirmojmë se Kosova ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizim. Dua të uroj partitë e Kosovës për punën dhe përkushtimin në këtë proces. Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ka qenë hap i madh drejt liberalizimit. Kjo marrëveshje Kosova ka treguar angazhim të plotë kundër krimit dhe korrupsionit. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për vizat prandaj në këtë momente e kemi marrë parasysh këtë gjë. Kosova ka vazhduar t`i mbyllë të gjitha marrëveshjet tjera që në vitin 2016, tani është në duart e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian dhe i ikurajoj që ta bëjnë atë sa më shpejtë. Ksoova duhet të sigurojë reforma me kritere të caktuara. Jam i sigurt se do të vazhdojë në luftën kundër emigrimit ilegal dhe ka vënë në funksion masa të rëndësishme për ta arritur këtë qëllim”, ka thënë ai.

Më tej, Avramopoulos ka thënë se autoritetet në Kosovë duhet patjetër t`iu sqarojnë qytetarëve të vet se cilat janë rregullat e lëvizjes së lirë, përndryshe liberalizimi mund të pezullohet.

“Liberalizimi vjen me të drejta dhe obligime. Autoritetet ta tregojnë tek qytetarët e saj në mënyrë shumë të qartë, që të evitojnë abuzimin me lëvizjen e lirë. Nuk ka të bëjë vetëm me lëvizjen e lirë, ne kemi një autoritet të caktuat në BE dhe kjo ndihmon mbikëqyrjen e lëvizjes së lirë. Të gjithë qytetarët duhet t`i dinë të gjitha kriteret para se të nisen drejt këtij rrugëtimi. E kemi edhe mekanizmin për pezullimin e liberalizimit të vizave dhe ka të bëjë me vlerësimin e kritereve të caktuara nga BE, dhe kjo vlen edhe për Kosovën. Nga vizat do përfitojnë qytetarët e Kosovës që kanë të bëjnë me biznes apo turizëm, do të zgjerojë partneritetin me Kosovën. Ky është një fillim për bashkëpunim më të ngushtë”, tha Komisioneri.

Ndërkohë, për Thaçin, sot ka filluar shembja e murit të fundit për Kosovën. “Të përfundojë izolimi i stërzgjatur i qytetarëve të Kosovës”, tha Thaçi.

Restorant Lumare