Heqja e taksës: Kundërshtime nga opozita dhe reagime nga SHBA


Taksa doganore 100 për qind e vendosur nga Qeveria e kaluar e Kosovës për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina po shqyrtohet nga qeveria e re e kryeministrit Albin Kurti, me synimin që të zëvendësohet me reciprocitet ekonomik dhe tregtar.

Tashmë zëvendësimin e taksës me reciprocitet e ka paralajmërua vetë kryeministri Kurti. Kundër Kurtit ka dalë opozita. Reagime ka pasur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, përfaqësues të biznesit në vend, thonë se kryeministri Kurti duhet të konsultohet me ta para vendosjes së masës së reciprocitetit.
Kryeministri Albin Kurti thotë se heqjen e taksës 100 për qind do ta bëjë porsa të vendoset reciprociteti.

Baby Boo