Heqja e roamingut, AKE jep detaje për përdorimin e internetit

man on the coast checking roaming on his smartphone. All screen graphics are made up.

Nga sot, shërbimet e roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor tarifohen si në shtëpi. Rregullat thonë se thirrjet dhe mesazhet SMS që qytetarët kanë në paketën postpejd nga operatori vendas mund të përdoren lirshëm, në Serbi, Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Bosnjë. Në kufi, qytetarët do të duhet të kalojnë në një nga operatorët mobil që janë aktivë në vendin ku ata udhëtojnë. Agjencia e Komunikimeve Elektronike paralajmëron që Interneti duhet të përdoret me kujdes. Nëse pjesa më e madhe e internetit konsumohet, operatori shtëpiak dërgon mesazh me paralajmërim ose ofertë për të mbushur internetin i cili natyrisht do të kushtojë një shumë të caktuar parash.

Për shembull, nëse unë kam dhjetë gigabajt internet në shtëpi për dhjetë euro në muaj në postpaid, do të thotë se do të jem në gjendje të përdor rreth dy gigabajt jashtë. Pra, të mos kuptohet se mund të relaksohemi tani dhe nëse kam 10 gigabajt t’i përdorim të gjitha jashtë vendit”, tha Marijan Pejovski nga AKE.

Megjithatë, duhet të theksohet se kjo vlen vetëm kur jeni në këto vende dhe telefononi në Maqedoni. Nëse telefononi nga Maqedonia në ndonjë nga vendet në Ballkanin Perëndimor, thirrja konsiderohet ndërkombëtare, e cila është më e shtrenjtë. Qytetarët, të paktën ata që anketuam, nuk ishin të njoftuar me rregullat e reja për tarifimin e shërbimeve të roamingut.

A i dini rregullat e reja të roamingut?
“Jo”
“Jo, nuk e dija.”
Por, rastësisht, takuam një turiste nga Serbia, ajo thotë se është e lumtur që do të jetë në gjendje të flasë me të afërmit dhe miqtë lirshëm.
“Nuk e di saktësisht se sa do të paguhet, por sigurisht jam e lumtur. Nuk e mbaj mend tarifën që kishim, por fatura ishte gjithmonë më e lartë”.

Sa i përket përdoruesve të shërbimeve celulare me parapagim, ata qytetarë do të flasin për sa kohë që kanë kredi në telefon. Kur ta shpenzojnë atë, do të mund ta rimbushin ose të pranojnë vetëm thirrje, por jo edhe të thërrasin në numra të tjerë. Hapat e ardhshëm janë arritja e një marrëveshje të tillë dhe me vendet e Bashkimit Evropian.

Baby Boo