“Heqja e barrierave mes tre shteteve”, Rama, Vuçiç dhe Zaev takim online për Shengenin Ballkanik


Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan ditën e sotme një takim online në kuadër të Shengenit Ballkanik ku u diskutuan hapat e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal, si një proces jetësor për progresin e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën evropiane.

Raportohet se të tre udhëheqësit diskutuan për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me synimin për të hequr pengesat në lëvizjen e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve midis tre vendeve e në rajon dhe kjo të fillohet të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur në të gjithë rajonin.

Ata ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por gjithashtu që Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq, pasi rajoni është i rrethuar nga kufijtë e BE-së dhe vendet që aspirojnë anëtarësimin ndajnë vlerat e përbashkëta Evropiane bashkëpunimi.
“Ne jemi të vetëdijshëm se vetëm duke punuar së bashku dhe duke pranuar bashkëpunimin rajonal brenda iniciativave të ndryshme rajonale si tregu i përbashkët, Shengeni rajonal, korridoret e gjelbërta ose Procesi i Berlinit, ne mund t’i afrojmë ekonomitë tona, të rrisim mirëqenien e njerëzve tanë dhe të sjellim në investime të mëdha”, mësohet se u tha në konferencë.

Ata ranë dakord të takohen në Shkup në 29 korrik për të shqyrtuar përparimin në zbatimin e iniciativave dhe projekteve ekzistuese dhe për të nënshkruar marrëveshje shtesë midis tre vendeve në lidhje me zbatimin e angazhimeve të Procesit të Berlinit, si dhe bashkëpunimin dhe ndihmën në rast të fatkeqësitë natyrore, lehtësimet për tregtinë, eksportin dhe importin.
“Ne i bëjmë thirrje dhe inkurajojmë kolegët tanë nga rajoni të nënshkruajnë dhe zbatojnë marrëveshje të ngjashme, në mënyrë që vizioni i një hapësire të përbashkët politike dhe ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor së shpejti, përmes tregut të vetëm, të bëhet një pjesë e rëndësishme e përditshme e qytetarëve tanë“, thanë ata.

Në nëntor 2020 Vuçiç dhe Rama nënshkruan një marrëveshje që u mundësoi qytetarëve të Serbisë dhe Shqipërisë të hynin në territorin e dy vendeve me një kartë identiteti.
Gjatë të njëjtit takim, udhëheqësit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nënshkruan një memorandum për bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë.
Sipas memorandumit, të tre vendet do të ndanin informacion mbi pandeminë dhe për të udhëtuar në këto shtete nuk do të kërkohet tampon.

Baby Boo