Heq flamurin Turk në Gjirin e Lalzit dhe e hedh tutje në det, pastaj fshihet mos ta kapë policia

Policia e Durrësit, pas disa orësh kërkime, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka bërë një gjest të ndaluar.

Ai ka hequr me forcë nga një vend-roje detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det. Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas. Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes.

Pas kërkimeve nga Policia u bë i mundur lokalizimi dhe ndalja i shtetasit Sh. S., për “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Një histori aspak e zakontë kjo, e ila po bën xhiron e portaleve dhe rrjeteve sociale.