Hëngrën petë me presh me pesticide, ndërron jetë 47-vjeçarja nga Shkupi, dy pjesëtarë tjerë në gjendje të rëndë


Petë vdekjeprurëse me presh. Përfundoi tragjikisht jeta e 47-vjeçares nga Shkupi, e cila po hante petë me presh me bashkëshortin dhe të afërmit e saj.

Gruaja ka ndërruar jetë sot, ndërsa dy pjesëtarë tjerë të familjes janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njëri prej të cilëve është ende në koma.

Familjarët e afërt të familjes informuan për televizionin Alfa se petë e kishte bërë gjyshja me dy lloje miell dhe me presh.

Nga Toksikologjia thotë se është helmim me pesticid “metomil”, por për momentin nuk dihet se si ka përfunduar helmi në ushqim.

Rasti është raportuar ditë më parë në polici dhe është publikuar në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

“Me datë 17.10.2023 në ora 12.00 në Stacionin Policor Kisella Vodë, nga Klinika e Toksikologjisë është raportuar se me datë 15.10.2023 për ndihmë mjekësore janë sjellë tre persona nga Shkupi, të helmuar nga ushqimi i cili është bërë në shtëpinë e tyre familjare në. Shkup”, tha policia.

Ndërkaq “Metomyl” është një insekticid. Helm i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve, i ndaluar për shitje në vend.

Baby Boo