Helmoi burrin dhe e lidhi me kabllo për fyti, Zvicra kërkon 16 vjet bu*rg për kosovaren


Në procesin gjyqësor për tentim vr*asjeje që po zhvillohet në Gjykatën e Qarkut në Cyrih kundër një çifti kosovar, të enjten, prokurori ka bërë pledoajenë e tij. Ai ka kërkuar që ndihmësja e infermieres, kosovarja 53 vjeçe të dënohet me 16 vjet bu*rg dhe 15 vjet dëbim nga Zvicra për veprën penale tentim vr*asjeje, shkruan gazeta Tages Anzeiger.

Gruaja sipas akuzës ka tentuar të mbysë të shoqin duke i dhënë me pijen një përzierje helmuese barnash. Pastaj kur tentimi nuk kishte treguar sukses ajo ka provuar që ta ngufasë burrin duke ia lidhur në qafë një kabllo.
“Ky është një shembull i dorës së parë i një tentimvrasjeje me helmim” ka thënë prokurori në pledoajenë e tij.

Motivi i saj për të mbytur bashkëshortin ka qenë i qartë: ata të dy kishin investuar paratë e tyre në disa prona në Kosovë që ishte një projekt i përbashkët i tyre. Por kur burri kishte gjetur një të dashur më të re në Kosovë dhe kishte dashur t`ia kalonte asaj bashkëpronësinë e shtëpive atje për gruan gjithçka ishte bërë e qartë: ajo duhej ta hiqte qafe bashkëshortin.

Nga ana tjetër prokurori ka një akuzë edhe për bashkëshortin, burrin 48 vjeçar që kishte shpëtuar nga vdekja në momentin e fundit. Ai akuzohet për përdhu*nim, vepër kjo për të cilën prokurori kërkon 4 vjet heqje lirie dhe 10 vjet dëbim nga Zvicra. “Ai ishte egoist dhe i dhun*shëm në marrëdhënien se*ksuale” thotë prokurori. Sipas tij, ai e ka poshtëruar gruan gjatë lojërave seksuale.

Küërkesa krejtësisht të ndryshme kanë mbrojtësit e të dyve: ata kanë kërkuar të shpallen të pafajshëm klientët e tyre. Avokati i gruas e ka përshkruar martesën e saj si një martirizim shumëvjeçar. “Ajo është vik*tima ai është dorasi” ka thënë avokati. Sipas tij klientja e tij kishte vepruar në vetëmbrojtje. Të gjitha këto, avokati i burrit i a quajtur gënjeshtra. Këtu bëhet fjalë për hakmarrjen e një bashkëshorteje të braktisur dhe të zhgënjyer. Gjykata e Qarkut e Cyrihut do ta shpallë vendimin e saj të mërkurën që vjen.

Baby Boo