Helmohet me fotoksinë, burri në luftë me vdekjen. Transportohet me helikopter drejt Tiranës


Një 50-vjeçar është transportuar në gjendje shëndetësore në urgjencën e spitalit të Sarandës. Sipas mjekëve, ai ka shenja të helmimit me fotoksinë. Dyshimet e policisë janë se burri ka konsumuar fotoksinë për ti dhënë fund jetës.

Sali L. 50 vjeç nga fshati Gjashtë është dërguar në repartin e urgjencës në Sarande pasditen e sotme në gjendje serioze për jetën. Diagnoza sipas mjekëve është “intoksikacion me fosfor organik, e llojit fostoksine”.

Pas ndihmës se parë, është transportuar me helikopter në qendrën e toksikologjisë në Tiranë.

Ndërkaq, shërbimet policore kanë nisur një hetim për të zbuluar shkakun se pse 50-vjecari ka tentuar t’i japë fund jetës.

Baby Boo