Helmohen 21 nxënës në Lipjan, dyshimet e para

Kanë shfaqur probleme shëndetësore 21 nxënës në fshatin Shalë të Lipjanit.
Ata janë paraqitur në spitalin e qytetit dhe po marrin mjekimin e nevojshëm, ndërsa nga ana tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka marrë mostrat e ujit në shkolla, pasi dyshohet që helmimi të ketë ardhur si pasojë e ndotjes së ujit.

Baby Boo

Nga ana tjetër, drejtori i ujësjellësit të qytetit thotë se ky ujë është i pijshëm.
Ai thotë që nuk kanë informacione nëse nxënësit kishin ngrënë ndonjë ushqim në të njëjtin vend.