Helmim me klor në një hotel në bregun e liqenit të Ohrit, shtatë persona përfundojnë në spital


Shtatë persona, mes tyre dy të mitur, kanë përfunduar në spital për shkak të shenjave të helmimit me klor, njofton Pa Censurë.

SPB Ohër bën të ditur se dje në orën 19:55 është raportuar se në një hotel në bregun e liqenit të Ohrit, disa persona që kanë shfrytëzuar pishinën e mbyllur të hotelit kanë shfaqur shenja të helmimit me klor.

– M.R.(24), A.B.(19), të dy nga Ohri, J.A.(45) dhe A.P.(37) nga Shkupi janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, ndërsa në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë eshtë transferuar G.A.(42) dhe dy të mitur të gjithë nga Shkupi , njofton policia.

Për rastin janë njoftuar prokurori publik, përfaqësues të inspeksionit sanitar dhe shëndetësor, Qendra për shëndet publik dhe inspeksioni i punës, ndërsa hetime kanë kryer edhe zyrtarë policorë nga RSV Ohër.

Rasti është duke u zbardhur.Pa Censurë

Baby Boo