“Helmim i gjakut nga ithati në lukth”, familja nuk i beson obduksionit të Serbisë për Artan Zymberin


Pas konfirmimit se trupi i pajetë i Artan Zymberit është tërhequr nga burgu i Serbisë nga një familjar.

Mësohet nga i njëjti person se sipas obduksionit të realizuar në Serbi, Zymberit thuhet se nga i thati në lukth i ishte helmuar gjaku dhe kjo kishte sjellë vdekjen e tij.

“Obduksionii i serbve qe e kan bo, kishe i thati në lukth dhe ju ka helmu gjaku. E për këtë arsye obduksioni ka mu bo edhe në Norvegji. Kjo është që shteti i Serbisë ja ka jep familjes shkakun e vdekjes”, tha ai.

Si kishte përfunduar Zymberi në burgun e Serbisë?

Axha i të ndjerit, Nexhat Zymberi i tregoi Periskopit se e gjithë ngjarja kishte filluar, një vit më parë, kur Artan Zymberaj ishte arrestuar nga policia, për posedim të disa tabletave, hapave që sipas Zymberajt ato tableta kishin qenë të jashtëligjshme.

Zymberajt i ishte caktuar masa e burgimit për 3 vite, por që sipas tij, ai do të transferohej në Norvegji pas muajit dhjetor, shkruan Periskopi.

I ndjeri ishte në këtë burg tash e një vit, por që sipas Nexhatit, brenda këtij viti asnjëherë nuk kishin pasur kontakt me Artanin, e as nuk ishin takuar pasi që gjithmonë arsyetimi i burgut kur kanë kontaktuar familjarët për të pyetur për Artanin kanë qenë: “ja djali nuk po do me folë, ja nuk është aty, ja është në ushtrime.”

I gjithë dyshimi i tyre për vdekjen e Artanit është sepse ai kishte tatuazh, Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, dhe ka pasur edhe emblemen e UÇK’së./Insajderi.org

Baby Boo