Hekurudha që rrezikon banorët Dërvenit – Dëmtohen dhe vidhen shenjat e komunikacionit


Në video shihet se si një person i panjohur po dëmton kutinë e sinjalistikës së hekurudhës. Ky është kryqëzimi i rrugës dhe hekurudhës në Radushë. Përveç që nuk funksionojnë semaforët aty nuk ka as tra, me çka vazhdimisht rrezikohet jeta e qytetarëve të cilët kalojnë aty. Madje më herët aty ka pasur edhe aksidente fatale. Por jo vetëm në Radushë, njësoj është edhe te kalimet në Kondovë dhe Rashçe.

“Sepse ka pasur raste tragjike në hekurudhë, edhe ato që janë të vendosura që quhen semaforë, shumë shpesh prishen dhe nuk funksionojnë, ka shumë raste dmth ose nuk funksionojnë fare ose funksionojnë në të kundërtën, nonstop sinjalizon që është duke ardhur treni, por faktikisht nuk ka tren.”- thotë një qytetar.
“Pyetje – Kur ju kanë thënë që do t’i lëshojnë? –S’kemi përgjigje, përgjigje të saktë nuk kemi, bëhet bëhet dhe asgjë.”- thotë një tjetër.

Ndihmësdrejtori i Infrastrukturës së Hekurudhave të Maqedonisë, Boro Radeski, për TV21 tha persona të panjohur, përveç që po i dëmtojnë edhe po i vjedhin shenjat e komunikacionit. E se kur do të vendose tra tha se për momentin nuk mund të tregon.

“Për momentin nuk mund t’iu tregoj, sepse çdo ditë ka vjedhje në te gjitha vendkalimet rrugore dhe vjedhjet e fundit janë kaq të mëdha, të bëra me dëme material të mëdha, ku për momentin nuk mund t’i mbulojmë. Por në një afat të shpejtë do të kemi sukses t’i lëshojmë në funksion.”- deklaroi Boro Radevski Ndihmës Drejtor i Infrastrukturës së Hekurudhave Të Maqedonisë. Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti shprehet i habitur se pse dëmtohen shenjat, ndërkohë thotë se së shpejti do të merr masa për t’i rregulluar.

“Fatkeqësisht ne kemi pasur sinjalizim dhe kemi vendosur më herët, janë dëmtuar, arsyet nuk i di kush, si, çka, por realisht janë dëmtuar, tani i kemi në program në bashkëpunim me hekurudhat dhe këto tre pikat në Radushë, Rashçe dhe Kondovë do rregullohet kjo çështje.”- pohoi Blerim Bexheti Kryetar 9 Komunës Së Sarajit. Ndryshe në këtë periudhë treni nuk funksionin për udhëtar, por vetëm për mallra.

Baby Boo