Haziri: Kriza në veri është e shtata e prodhuar nga Kurti, ai po vazhdon me veprime të befasishme


Lutfi Haziri ka thënë se kreu i ekzekutivit po vazhdon të merr veprime të cilat sipas tij janë të befasishme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mosmenaxhim të mirë lidhur me situatën në veri të vendit.

Me anë të një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se kreu i ekzekutivit po vazhdon të merr veprime të cilat Haziri i quan të befasishme.

“Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e z.Kurti. Kriza e fundit e cila eskaloi me protesta e dhunë, që burim e ka Beogradin, shkaktoi reagim të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, sepse z.Kurti po vazhdon me veprime të befasishme”, shkroi ai.

Sipas Hazirit, moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët në kuadër të dialogut, ka sjellur këtë tensionim të situatës.

Baby Boo